Ky edicion i ”Big Brother VIP” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Momenti që të gjithë po e prisnim erdhi dhe celebrimi i shumëpritur i çiftit Luiz-Kiara ndodhi. Dasmorët, unazat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë aty dhe po presin çiftin të parakalojë dhe të lidhin betimet.

Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Dy dëshmitarët e dasmës ishin Patriku, djali i Jonit dhe miku i ngushtë i Luizit, Joni. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit. E ftuar speciale e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi këngë posaçërisht për çiftin.

Rikujtojmë se, Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.