Nilsa Hysi është një artiste shumë e talentuar në tregun muzikor shqiptar. Së fundmi ajo ka qenë mjaft aktive me projekte të reja duke sjellë disa këngë brenda një kohe të shkurtër. E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, Nilsa na ka rrëfyer pak më shumë mbi dy nga këto projekte, “Asaj” dhe “Doja doja”, që janë aktualisht në klasifikimin e “The Top List”.
Na trego pak më shumë për “Asaj”, këngë që shfaqeshe për herë të parë një festival…
Ka qenë hera ime e parë që shfaqesha në një festival kaq të madh dhe ka qenë shumë e frikshme. Por ka qenë një nga projektet që unë e kam më shumë përzemër dhe një nga projektet që ata njerëz që muamë kanë ndjekur që në fillim, vazhdojnë ta pëlqejnë dhe vazhdojnë ta duan edhe kur e riktheva. Më thanë sa mirë bëra që e risolla.
Si mund të interpretohet teksti i kësaj kënge?
Është një tekst që interpretohet në mënyrën që çdokush e ndjen. Është një lloj teksi që kushdo që e dëgjon merr atë mesazhin që do të marrë. Vetë teksti është ndërtuar në një mënyrë shumë të çuditshme. Unë personalisht kur e dëgjoj këtë këngë tani, nuk marr emocionin si këngë në vetvete, por marr emocionin e asaj kohe kur isha pjesë e festivalit dhe më rikthen ato kujtime.
Do të doje të ktheheshe edhe njëherë të përjetoje këto emocione në skenën e festivalit.
Do të doja shumë të rikthehesha në festivale, edhe këtë vit do doja të merrja pjesë. Por është diçka që mbetet për t’u parë në varësi të shumë elementeve të tjerë. Dëshira është.
Nga ana tjetër, çfarë doje të sillje ndryshe nga projektet e tjera kur publikove “Doja doja”?
Nuk e bëra për të sjellë diçka ndryshe, e bëra sepse më pëlqeu shumë kur e dëgjova për herë të parë. Përgjithësisht nuk jam tip që bëj ‘afro’, por ishte dhe peridha që dëgjoja shumë Burna Boy dhe u inspirova shumë. Dhe thashë që ky është momenti për të dalë në treg me një ‘afro’. “Doja doja” më pëlqen shumë dhe është një nga ato këngë që e dëgjoj gjithmonë.
Kujt i thotë Nilsa “Doja doja”?
Nuk i them ndonjë njeriu. Por unë flas në emër të të gjithëve. Në kokën time imagjionoj shumë histori që përjetojnë vajzat dhe djemtë e sotëm.
Çfarë prapaskenash mund të na tregosh nga ky projekt?
Klipi është shumë minimalist sepse deri në momentet e fundit nuk mendoja se do xhiroja një klip. Patëm shumë problem teknike. Supozohej të ishte një klip si gjithë të tjerët, por pjesa e dytë e dytë e xhirimeve na humbi dhe u detyruam të përfshinim tekstin. Dhe e lamë ashtu.
Çfarë të ka mbetur ende pa eksploruar?
Mendoj se jam në një fazë që po eksploroj, siç shihet edhe nga projektet e mia që nuk kanë një zhaner të caktuar. Jam në momentin që do mendoj jo vetëm atë që dua unë, por edhe atë që do publiku. Më ka ngelur që tani të fokusohem një një apo dy zhanera të caktuar, ku marr dhe atë impaktin që dua.