Prej dy javësh tashmë kreu i takonte Alban Skënderaj me projektin e tij më të fundit, “Spektatore”. Megjithatë kjo gjë ndryshoi në klasifikimin e kësaj jave.

Froni është rikthyer sërish për Capital T dhe Elvana Gjata. Me pak fjalë dyshja i vuri sërish ‘flakën’ listës së 100 këngëve më të mira shqiptare.

Duket se “Flakë” rezulton si një ndër bashkëpunimet më të pëlqyera të publikut dhe ndër më të suksesshmet. E fundja jemi duke folur për Capital T dhe Elvana Gjatën dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

”Flakë” rikthehet pas disa javësh mungesë në vend të parë dhe megjithëse vazhdon të jetë këngë shumë e pëlqyer, rikthimi në from erdhi si surprizë për ne. Nga baladat e Alban Skënderaj, në këngë më ritmike, kreu i “The Top List” ndryshoi totalisht këtë javë.

Por a do vazhdojmë të surprizohemi sërish me klasifikimin e javës së ardhshme? Na mbetet për t’u parë se çfarë do rezervojnë votat e publikut.