Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda na surprizuan para pak javësh me një bashkëpunim shumë goditës. Një projekt perfekt, nëse mund ta quajmë, që nuk e dinim që na duhej.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të sjellë një baladë të ndjerë dhe shumë mallëngjyese. “Natën” mban titullin dueti i tyre i cili na rrëmbeu menjëherë zemrat. 

Kënga “Natën” është një bashkëpunim ndërmjet Dafina Zeqirit dhe Shpat Deda, ku kombinimi i zërit të fuqishëm të Dafina dhe melodi të ngrohtë të Shpatit krijon një atmosferë romantike dhe të ngrohtë. Kënga ka një ritëm të lehtë dhe tekste që flasin për dashurinë dhe momentet intime. 

“Natën” është kënga e duhur që mund të shoqërojë çdo çast të kaluar me partnerin tuaj. Dhe po, këtu e kemi fjalën dhe tek të bërit dashuri! Pra, dëgjim të këndshëm!