Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.

Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore. Kënga e saj e fundit ka qenë bashkëpunimi me Gent Fatalin, “Pikturë”, që ka rezultuar shumë i suksesshëm.

Së fundmi Fifi ka postuar në ‘Instagram’ disa foto, të cilat duken të jenë nga një pjesë e videoklipit të saj të ri duke na zbuluar kështu se këngëtarja së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor. Në foto Fifi ka shkruar:

A thua çfarë jam duke menduar të bëj pas 1 ore e 18 minutave