Siç rëndom ndodh çdo vit, në “Big Brother VIP Albania 4” është organizuar mbrëmjen e djeshme një dasmë. Banorët kanë zgjedhur çiftin e tyre dhe në bazë të votave ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse në garë qenë edhe Egli me Gjestin e Krisa me Tirin.
Për të argëtuar banorët ishte ftuar grupi i famshëm shqiptar, “Fisnikët”, për të interpretuar hitet e tyre. Pavarësisht se tensionet nuk kanë munguar në këtë natë, ja që ka pasur dhe momente të bukura.
E një ndër ta ka ndodhur mes Gjestit dhe Tiri Gjocit, dy prej këngëtarëve që ndodhen brenda “Big Brother VIP 4”, si dhe në “The Top List”. Dyshja kanë kaluar pak çaste së bashku nën tingujt e muzikës.
Dy banorët kanë zgjedhur të këndojnë “Malena”, kënga hit e Geasy dhe Majk. Ndërkohë Tiri e ka shoqëruar këngën duke luajtur në kitarë. Shpresojmë që pse jo, Gjesti dhe Tiri ta konsiderojnë një bashkëpunim pasi të dalin nga BBV!