Këngëtarja e njohur dhe e talentuar, Kida, ka rikthyer vëmendjen e fansave me publikimin e një projekti të ri. Kënga titullohet “Aj” dhe ka hyrë këtë javë në “The Top List”.

Videoklipi i “Aj” vjen po ashtu mjaft interesant. Kënga e re e Kidës ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale, ku është përqafuar mjaft dhe nga fansat e saj.

Kida, e cila njihet për stilin e saj të unik, shfaqet plot stil në këtë videoklip, ashtu si në çdo projekt të sajin. “Aj” është një këngë verore që i përshtatet mjaft mirë kësaj stine, me një atmosferë pozitive dhe të gjallë.

Kida ka kaluar disa ‘ulje-ngritje’ sa i përket projekteve të saj të fundit, por duket se “Aj” premton të jetë një hit veror. Artistja pozicionohet këtë javë në vend të 99-të.