Elgit Doda e ka nisur mbarë këtë vit të ri. Ashtu siç kishte paralajmëruar, artisti solli prurjen e tij të fundit që publiku mezi po e priste.

Së fundmi Elgiti ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Unë dhe ti”. Shumë prej artistëve e kanë suportuar këtë projekt të tij, duke e publikuar në rrjetet e tyre sociale dhe një ndër ta ka qenë edhe Alban Skënderaj.

Ama në postimin e tij vihet re edhe një ‘thumb’ për Elgitin në lidhje me titullin e këngës, pasi duket se e ka kopjuar nga një këngë shumë e njohur e Alban Skënderaj publikuar 6 vjet më parë, e cila titullohet gjithashtu “Unë dhe ti”. Albani e ka vënë në dukje këtë dhe ka shkruar:

Si i dëgjuar ky titull Gito