Jemi në një ndër muajit më të bukur të vitit, atë të Krishtlindjes dhe Vitit të ri.

E bërë tashmë traditë, kënga e Mariah Carey, “All I Want For Christmas” po bëhet gati t’i rikthehet klasifikimeve muzikore nëpër botë por në Shqipëri, cilët janë artistët që i kanë bërë dedikime festave?

Ka disa artiste shqiptare, të cilat i kanë dedikuar këngë fesave të fundvitiit, përmendim këtu Besa Kokëdhima dhe Juliana Pasha.

Rreth 6 vite më parë, Besa nuk publikoi një këngë por një album, të titulluar “Ti je festa ime”, i cili i dedikohej festave të fundvitit. Kujtojmë që ky album mbante në total rreth 15 këngë. Këto këngë do të jenë një ndër kolonat zanore për festa e këtij viti kaq të vështirë që po lëmë pas.

“Krishtlindje të bardha” është një tjetër këngë mjaft e bukur që i dedikohet festave, e sjellë me shumë ritëm nga Juliana Pasha. Edhe pse kanë kaluar rreth 6 vite nga publikimi i kësaj kënge, ajo vazhdon të dëgjohet dhe të ngjallë emocion, sa herë që e dëgjon. Kjo këngë pritet gjithashtu të jetë një ndër këngët që do dëgjohet pafund këtë periudhë festash.