Yll Limani është një prej këngëtarëve tanë që ka ditur më së miri si të rrëmbejë zemrat e njerëzve dhe t’i pushtojë me këngët e tij. Padyshim që çdo këngë e Yllit është hit dhe lidh njerëzit kaq shumë emocionalisht.

Së fundmi ai ka publikur dhe këngën e tij të fundit që ka rezultuar një hit i menjëhershëm. “Malet” është prej dy javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Javën e kaluar, votat e publikut e renditën këtë projekt direkt në vend të dytë të dytë të listës. Një pozicion ky që nuk ka ndryshuar as këtë javë.

Duket se “Malet” vazhdon të ketë një impakt shumë të mirë tek publiku. E fundja çfarë mund të prisnim ndryshe nga Ylli?

Kjo këngë është një himn i mirëfilltë kushtuar dhimbjeve të dashurisë. Ku i dihet, mbase në klasifikimin e ardhshëm arrin të renditet dhe në vend të parë. Por na duhet të presim dhe pak për ta zbuluar.