Ai ka publikuar edhe 5 projekte të reja muzikore pas “Kcen” por duket se fansat ende vazhdojnë të dëgjojnë dhe votojnë këtë projekt muzikor.

Prej 52 javësh “Kcen” është bërë pjesë e klasifikimit zyrtar të “Top Awards”, ku nga java në javë ka mundur ta përballojë konkurrencën e projekteve muzikore, duke mos mbetur jashtë “The Top List”.

E publikuar shtatorin e vitit të kaluar, “Kcen” është shndërruar në një nga këngët me jetëgjatë të klasifikimit, duke iu bashkuar grupit të Elvana Gjatës dhe Alban Skënderaj, projektet e të cilëve qëndrojnë në “The Top List” më shumë se një vit dhe duket se këto tre projekte muzikore nuk kanë ndërmend të largohen falë fansave besnikë.

“Lejla” e Elvana Gjatës, Capital T dhe 2Po2 është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare prej 58 javësh ndërsa projekti i Alban Skënderaj, “Stoli i Trendafilave”, ka 56 javë që qëndron në listën zyrtare të “Top Awards”.

Majk është gjithashtu në “The Top List” edhe me 4 projekte të tjera muzikore.

“Katile”, “Tarantino”, “Stila” dhe “Le t’xhelozojn” pozicionohen përkatësisht në vendin e 33-të, 39-të, 41-të dhe 56-të.