Mozzik ka ditur si të tërheqë vëmendjen e publikut, kështu ka bërë edhe me projektin e fundit muzikor. “Madonna”, e cila iu shtua listës këtë javë, falë sugjerimeve të shumta, ka mundur të renditet menjëherë në vendin e 8-të.
E kritikuar paksa për tekstin, “Madonna” është shndërruar shumë shpejt në një ndër këngët më të pëlqyera të publikut shqiptar. Ndërkohë që e kanë dëgjuar edhe votuar, “Madonna” është kthyer në një hit Tik Tok-u. Reagimet e prindërve në momentin që dëgjojnë një frazë të tekstit janë të jashtëzakonshme.