7 vite pas ndarjes nga jeta, Aurela Gaçe dhe Stine tregojnë si rikthyen në skenë Dr. Florin. Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Wake Up”, të ftuar kanë qënë artistët e njohur Aurela Gaçe dhe Stine. Së bashku kanë publikuar këngën e tyre më të re, të titulluar “SFL”, por kësaj here janë kujdesur të sjellin këtë bashkëpunim që nuk është vetëm mes tyre por edhe me të ndjerin Dr.Florin, për të mbajtur gjallë kujtimin e tij nëpërmjet këngëve. Për më tepër u shpreh vetë Aurela:
Nuk jam e sigurt nëse e ka lënë shumë zërin nëpër studio, unë kam tekst të tij që e ka të shkruar me dorën e tij me stilolaps dhe do të mundohem ta plastifikoj sepse me kalimin e kohës letra zverdhet. Zëri i tij, në këtë rast ka qenë fat për ne sepse çdo gjë ndodh për një arsye thonë dhe në kohën kur ne vendosëm ta realizonim bashkë me Nestin, ndodhi që iu prish kompjuteri dhe iu prishën shumë gjëra. Kam pritur tetë muaj që ai të mbledhë të gjitha materialet ku i ka pasur dhe i ka shpëtuar nga kompjuteri dhe kur u mblodhëm më vonë më tha: “E di se çfarë kam gjetur? Kam zërin e Dr. Florit”. Thashë nuk ka mundësi, ngriva kur dëgjova zërin e Dr. Florit.
Por sa të kujdesshëm janë treguar për këtë projekt?
Shumë. Në çdo detaj. Jemi përpjekur të jetë në vendin e duhur, të jetë kujtimi i tij gjallë qoftë me fëmijën duke e përkëdhelur dhe luajtur me të, pra në masën e duhur.
Çfarë ka thënë Albani, vëllai i Dr. Florit kur ju prezantua ky projekt?
Nuk foli shumë. Ne duhet të kemi parasysh që zëri i tij ose figura e tij, për ne që kemi qenë bashkëpunëtorë vjen komplet ndryshe nga dikush që është familje dhe sigurisht që ka pësuar diçka që nuk e ndau me ne. Ajo qetësi nuk ishte thjesht qetësi.
I pyetur se çfarë ndjesie ka tani që e dëgjon këtë projekt të përfunduar, Stine shprehet se:
Ndjesia është e mirë, u bë diçka që edhe njerëzve u pëlqen shumë dhe misioni mbaroi me sukses. Ne kemi pasur një këngë bashkë, ishte një kohë që edhe shoqëroheshim dhe vendosëm një ditë të shkojmë në studio të bëjmë një inçizim këngë. Unë kisha një demo gati por ka qenë e një kënge tjetër, komplet tjetër gjë. E përbashkëta e këngës që kemi pasur nga kjo që kemi tani ishte tempo-ja dhe kjo bëri që mos prishej vokali. Flori e ka bërë për 10 minuta tempo-n dhe tha ta inçizojmë direkt.
Për më shumë Aurela na tregon se:
Dr. Flori kishte xhirime në celualar me vajzën e tij dhe erdhi gjithë gjëja shumë e bukur, ashtu u lidh dhe skena me vajzat në fund. Këto prapaskena të bukura mendoj se vijnë nga arritjet që kemi pasur secili dhe në momentin kur ti ke bërë shumë gjëra, je mirë me veten dhe nuk shikon ‘qimen në tra’ dhe nuk fiksohesh pas detajeve. Unë jam shumë kërkuese në vokal sepse e di që njerëzit presin dhe në tekst.
Të pyetur se tashmë që kënga doli, cilat kanë qenë komentet qoftë të kolegëve por edhe të fansave, Stine tregon se:
Komentet kanë qenë pozitive absolutisht. Bashkëpunimi është interesant sepse është hera e parë që unë bashkëpunoj me Aurelën dhe pjesa e Dr. Florit është diçka e ndryshme. Gjithashtu, kemi futur edhe çiftelinë brenda që shumë artistë e kanë harruar. E kemi futur sepse na simbozion, edhe saksi i cili është shumë klasik.
“SFL” i është bashkuar këtë javë klasifikimit të “The Top List” dhe pozicionohet në vend të 43-të.