Javë e re, surpriza të reja në klasifikimin e “The Top List”. Edhe pse kreu mbetet i njëjtë nga java e kaluar, me Melodajn Mancakun sërish në vend të parë me “Si atëherë”, një sërë ndryshimesh kanë pasuar në Top 10. Ja se për çfarë bëhet fjalë…

Në vend të dytë renditet Ledri Vula dhe Elvana Gjata me “No Love”, me 16 pozicione më lart nga java e kaluar. Vendi i tretë shkon për Luiz Ejllin me “Më fal”, që është rritur me një pozicion.

Në vend të katërt renditet një hyrje e re e javës, Capital T me “The greatest”. Në vend të pestë renditet sërish Luiz Ejlli me “Kce”, pa ndonjë ndryshim nga java e kaluar.

Po ashtu pa asnjë ndryshim është dhe vendi i gjashtë, ku pozicionohet sërish bashkëpunimi i Geasy dhe Luiz Ejllit, “Ding Ding”. Në vend të shtatë kemi sërish një hyrje të re për këtë javë, Genc Salihu me “Ti nuk je normal”.

Surpriza më e madhe e kësaj jave është vendi i tetë, ku Sonia Vokopola me projektin “Ti je”, është rritur me plot 79 pozicione. Në vend të nëntë renditet bashkëpunimi i Ergita Bahja dhe Shpat Kasapit, “M’thirr”, me 5 vende më lart nga java e kaluar. Top 10 e mbyll Sergio me “Tradhtare”, një tjetër hyrje e re e javës.