Këtë të dielë, “The Top List” shënon 200 javë klasifikim, duke treguar qartë se derimë tani është një ndër klasifikimet muzikore më të preferuara të publikut shqiptar.
Po kush e mban kreun e “The Top List” në javën e saj të 200-të?
Vendi i parë i klasifikimit këtë javë ka ardhur tepër surprizues dhe kjo për shkak të rikthimit në krye të një prej projekteve më të suksesshmë të kësaj vere. “Pasite”, bashkëpunimi i Tayna, MC Kresha dhe Lyrical Son, është rikthyer në vendin e parë pas 6 javësh mungesë. Kujtojmë se kjo prurje e dashur muzikore ka kryesuar listën për tre javë rresht, deri në momentin që u mposht nga një tjetër bashkëpunim, edhe pse me të njëjtën artiste, bëhet fjalë për “Bye Bye” të Tayna dhe Dafina. Fansat ende vazhdojnë të shijojnë muzikën ritmike të treshes së talentuar, duke i votuar nga java në javë, edhe pse kanë kaluar 10 javë që nga koha kur janë bërë pjesë e “The Top List”
Ne vendin e dytë renditet Ronela Hajati me “MVP”, e cila ka humbur një pozicion nga java e kaluar. Ndërkohë që ka zënë kreun e listës që në javën e parë të hyrjes në listë dhe e ka mbajtur atë për dy javë rresht, këtë javë ajo është mposhtur nga “Pasite”.
Sa i përket vendit të tretë, ai nuk ka ndryshuar aspak pasi është “Bye Bye” e Tayna dhe Dafina, kënga që ka marrë votat e mjaftueshme për të ruajtur të njëjtin pozicion si edhe javën e kaluar.
Në “Top 5” kemi dy hyrje të reja krahasuar me javën e kaluar. Eshtë Butrint Imeri që është rikthyer në 5-shen e këgnëve më të votuara të javës me dy projekte muzikore. “Hajt Hajt” është ngjitur me 5 pozicione nga java e kaluar, duke zënë vendin e 4-t ndërsa bashkëpunimi me Majk, “Sa gjynah” pozicionohet në vendin e 5-të, duke u ngjitur me dy vende nga java e kaluar.