Sardi Strugaj dhe Killua bëhen sërish bashkë dhe godasin në shenjë. “Kjo nuk është këngë dashurie” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por mund të themi se kjo është kënga më e ndjerë deri tani. Dhe ashtu siç thotë dhe titulli, kjo nuk është këngë dashurie…
Sardi dhe Killua vijnë me “Kjo nuk është këngë dashurie”, një këngë që sfidon pritshmëritë duke trajtuar tema më të thella se një histori e zakonshme dashurie. Sardi e paralajmëroi këtë projekt në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio në maratonën e funvitit, ku tha:
Do të publikoj shumë shpejt një këngë dashurie që përfshin të gjithë. Vërtet dashuri, jo romantike, por për miqtë, familjen, çdonjeri që kemi në zemër.
Dhe ja ku jemi sot me “Kjo nuk është një këngë dashurie”, një projekt që shumë do ta ndiejnë pranë zemrës.