Pavarësisht se cdo javë dalin projekte të reja muzikore, kjo nuk do të thotë aspak që muzika e publikuar vite më parë nuk dëgjohet. Këtë e vërteton më së mirë fakti që në klasifikimin e “Top Awards” ende vazhdojnë të votohen këngë të cilat kanë kohë që janë publikuar.

Tre janë këngët të cilat i kanë rezistuar konkurrencës për muaj më radhë dhe bëhët fjalë për “Bileta” të Kidës, “”Krejt t’i fala” e Majk dhe Yll Limanit si edhe “Sa gjynah” e Majk dhe Butrint Imerit.

“Bileta” e Kidës është një prodhim i vitit 2018-të, i publikuar gjatë kohës kur Kida ishte ende pjesë e shtëpisë diskografike “On Records”. Prej 119 javësh kjo këngë vazhdon të dëgjohet pafund nga ana e publikut, duke e shpallur këngën më jetëgjatë të klasifikimit të “Top Aëards”.

Majk është një tjetër artist, këngët e të cilit janë pjesë e klasifikimit për një kohë të gjatë, dhe bëhet fjalë për dy bashkëpunime, “Krejt t’i fala” me Yll Limanin dhe “Sa Gjynah” me Butrint Imerin.

“Krejt t’i fala” është publikuar në shtatorin e vitit 2018-të dhe ende ka një interes të jashtëzakonshëm tek publiku shqiptar, duke qëndruar në “The Top List” për 101 javë.

Sa i përket “Sa gjynah” është një tjetër bashkëpunim mjaft i suksesshëm, i cili është publikuar në prillin e vitit 2019-të. Këtë javë kjo këngë shënon plot 72 javë në klasifikim dhe ajo cfarë është më e rëndësishme, vazhdon të pozicione në vende mjaft të mirë, ku për këtë javë mban vendin e 14-të.