Një përmbysje në klasifikimin e javës në “The Top List”. Teksa vëmendja më e madhe është tek kreu dhe Top 5, ja çfarë ndryshimesh kanë ndodhur këtë herë…
Vendi i parë këtë javë ka shkuar për Gjestin me “Veshu Ndrequ”, këngë e cila është rritur me 4 pozicione nga java e kaluar. Në vend të dytë pozicionohet Elvana Gjata me “Shenjë”, projekt i cili javën e kaluar mbante kreun.
Në vend të tretë renditet bashkëpunimi i Fifit, Egli Takos dhe Dj Gimi O, “Ku je nis & Shuj shuj”. Kënga është rritur me plot 7 pozicione nga java e kaluar. Në vend të katërt me 5 vende më lart se java e kaluar, renditet sërish Gjesti me “Princesh”.
Top 5 për këtë javë mbyllet me Ledri Vula dhe Era Istrefi. Bashkëpunimi i tyre i ri mban titullin “T’lo” dhe është një prej hyrjeve të reja të javës.