Dj Gimi-O nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai ka qenë pjesë e disa bashkëpunimeve mjaft të suksesshme, por ndoshta ai që konsiderohet hit është “EX” me Elvana Gjatën dhe Bardhin. Megjithatë, nuk ishte kjo këngë ajo që do e sillte Dj Gimi-O në “The Top List”, por “Sa më do”…

Dj Gimi-O është një Dj dhe producent mjaft i njohur shqiptar, i cili vitet e fundit ka korrur sukses të madh me bashkëpunimet e tij me disa nga artistët më të njohur. Ndër projektet e tij më në zë mund të përmendim “Lulija”, që erdhi së bashku me Labinot Ademin në vitin 2018. Në po të njëjtin vit ai sjell “Nana Baba”, në bashkëpunim me Amir Ameti & Koki, “Kush T’ka Rrejt” me Premtimin, si dhe “Mihane” në bashkëpunim me Xhela Abazi.

Një vit më pas ai bashkëpunon me Xexi (Driton Berisha) & Florentinën për të sjellë “Snap”. Më datë 7 Prill 2019, Dj Gimi-O & Kushtrim Dobra publikojnë videoklipin “Lujma”. Më datë 21 Korrik 2019, Dj Gimi-O & Liri publikojnë videoklipin “Ni Nat”. Dhe po në 2019 artisti sjell “Nuse” me Qendresën. Më datë 11 Shkurt 2020, Dj Gimi-O publikon videoklipin “Pavarsia”, në bashkëpunim me Erzën.

Pas kësaj vijon me “Legjendari”, “Du & Ich”, në bashkëpunim me Fifin dhe Bardhin, “Kosova”, si dhe “Ty T’ka Rritur Nana”, një ndër këngët më të dëgjuara edhe sot. Ndër hite të tjera të Dj Gimi-O mund të përmendim “Habibi (Albanian Remix)”, “Do Ti Kallim”, “Ti Mor Djal”, “Ex”, apo “Rakia”. Bashkëpunimi i tij me Bardhin dhe Ricky Rich, “Sa më do”, e solli atë për herë të parë në “The Top List”.