Shpat Deda është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Në moshen 18- vjeçare, Shpati shkoi për studime për biznes në Bullgari dhe atje arriti të bëhej pjesë e grupit “Quiet Hours”.

Gjatë kohës së Universitetit, ai pati mundësi të realizonte krijimet e tij të para. Prezantimi i tij si këngëtar për publikun e gjerë ka ndodhur pikërisht ne emisionin “Unplugged” në Top Channel.

Më pas prezantohet në ‘Top Fest 5’ dhe triumfon me çmimin “Best New Artist”. Kënga e tij “Ënderroj” u kthye në një hit. Shpat Deda, një emër që të gjithë e njohin dhe e admirojnë sepse arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu që sot e duartroket dhe buzëqesh apo ndjen kur ai përcjell tek ata tingujt e muzikës me kitarë që i krijon vetë.

Këngëtari që di të japë maksimumin me zërin e tij, e njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca. Shpati është ndër këngëtarët më të dashur dhe më të pëlqyer në Kosovë.

Shpat Deda – E du

Shpat Deda – A thu

Shpat Deda – Ëndërroj

Shpat Deda – Për ty