Javën që shkoi u njohëm me projektin e fundit të Lluni që mban titullin “Top 3”. Dhe, nëse ju kujtohet ju thamë që nisur nga titulli, Lluni nuk është ende në Top 3, por mund të shkojë atje…
Mesa duket paskemi patur të drejtë. Reperi është në rrugën e duhur drejt kësaj duke u ngjitur javë pas jave në klasifikim.
“Top 3” është projekti që është rritur më shumë në pozicionim gjatë kësaj jave. Lluni ka ngjitur menjëherë plot 34 vende nga java e kaluar.
Teksa javën që lamë pas artisti renditej në vend të 99-të, tani ai mban vendin e 65-të. Mezi presim si do shkojë në vazhdim ecuria e kësaj kënge. A do arrijë vërtetë në Top 3?