Të ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio kanë qenë Luna Çausholli dhe Martin Pano. Të dy artistët kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me projektin e tyre më të ri “Zemër Labirint” që është bërë pjesë edhe e “The Top List”. Jo vetëm kaq por ata kanë zbuluar ekskluzivisht për Top Albania Radio se shumë shpejt do të sjellin edhe një EP së bashku.

Ky është bashkëpunimi ynë i parë, si për mua dhe për Martinin. Gjithçka nisi pas bashkëpunimit që patëm për t’i bërë një surprizë Kellyt. 

Si e shikojnë Luna dhe Martini muzikën sot?

Luna: Unë mendoj që publikut tani i duhet një mesazh i fortë, duhet që me muzikën tonë të përcjellim pozitivitet, kënaqësi dhe gjëra sa më të bukura e spirituale. Unë do të bëja një lloj zhanri që fut simfoninë shumë, por edhe gjërat moderne të muzikës së sotme. 

Martin:  Unë mendoj që çdo njeri kalon shumë etapa në jetë dhe unë do të vazhdoj që të bëj diçka në sensin që të gjej veten dhe njerëzit që e dëgjojnë po ashtu. Unë dua t’i përkthej ndjesitë e tyre në tekstet e mia. 

Të dy u shprehën se do të kishin dëshirë që të prekin skenën e Eurovision-it për të përfaqësuar Shqipërinë.