Pas një mungese në “The Top List” që u ndje nga fansat, Mak Zogaj është rikthyer fuqishëm me projektin e tij më të ri muzikor, këngën “Alamet”, duke sjellë një energji krejt tjetër dhe duke “ngritur temperaturat”.

Kënga vjen si një rikthim i shumëpritur dhe menjëherë ka tërhequr vëmendje për stilin e saj modern, ritmin e kapshëm dhe vibe-in e freskët që e karakterizon. Produksioni muzikor është i ndërtuar mbi një bazë ritmike që të mbetet në mendje që në dëgjimin e parë, ndërsa vokali i Mak Zogajt sjell një kombinim mes qetësisë dhe intensitetit, duke i dhënë këngës një identitet të veçantë.

Pas një mungese nga projektet e fundit, ky rikthim po shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij. Fansat kanë reaguar menjëherë pozitivisht, duke e kthyer “Alamet” në një nga temat e momentit në rrjet. Shpresojmë që “Alamet” të jetë vetëm fillimi i një periudhe më aktive muzikore.