Nuk ka dyshim që Lluni është një nga reperët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar. Por gjithashtu, tanimë të gjithë e dimë se në çdo projekt të tijin ai sjell diçka komplet speciale.

Lluni së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re. “Prototip” mban titullin projekti i tij i cili ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

E ashtu siç mund ta kuptoni dhe vetë nga titulli, “Prototip” është perla e radhës e artistit që do ta dëgjoni për një kohë të gjatë me volumin në maksimum pa u mërzitur aspak. Ashtu si në çdo projekt tjetër të tij, Lluni di si t’i përmbahet stilit të tij të veçantë pa i zhgënjyer fansat.

“Prototip” shoqërohet me një bazë në muzikë popullore, e teksa Lluni e ka shndërruar në një këngë tipike për popullin sot. Projekti i tij e ka renditur në vend të 91-të të listës këtë javë.