Dy nga artistët tanë më të dashur u bënë bashkë për të sjellë një bashkëpunim muzikor dhe publiku ’u çmend’. Po flasim pikërisht për Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj.

Të thuash që projekti i tyre rezultoi një sukses i madh, është pak. ”Copa Copa” pritej të ishte një hit që në momentin e parë kur dyshja paralajmëroi se për pak do të publikohej bashkëpunimi i tyre.

Si Dafina, ashtu edhe Albani kanë shumë fansa dhe secili prej tyre është mjaft i suksesshëm secili në zhanrin e tij. Megjithatë, nuk na e priste kurrë mendja se ata do bëheshin ndonjëherë bashkë.

Por sa mirë që ndodhi kështu. ”Copa Copa” është padyshim një nga projektet më të pëlqyera së fundmi dhe është bërë tashmë virale. Ja se si e ka pritur publiku këtë bashkëpunim…