Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë.

Artisti solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat.

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi që ta shihnin live koncertin e tij të veçantë, mos u shqetësoni. Koncerti i ‘Udhëtim në fjalë e tinguj’ do të vijë gjithashtu dhe në “A Live Night”, në Top Channel dhe Top Albania Radio në 21 qershor në orën 22:00. Ndërkohë ja disa nga këngët që do të kemi mundësi të dëgjojmë nga ai në ”A Live Night”…

1.Instinktivisht

2. Kërkon

3. Përgjithmonë

4. Rrugës

5. Terr