Pavarësisht se kemi prurje të reja muzikore nga java në javë, duket se disa këngë nuk duan të largohen nga klasifikimi, duke u shndërruar në këngët më jetëgjatë në Top Awards.

“Lejla” e Elvana Gjatës, Capital T dhe 2po2 vazhdon të mbajë kurorën si kënga që ka qëndruar më gjatë në “The Top List”, plot 149 javë. Mbështetja nga ana e publikut ka bërë që kjo këngë të përballojë cdo konkurrencë të mundshme, duke lënë të nënkuptohet se muzika e saj ende të argëton.

Kida është pjesë e klubit të këngëve më jetëgjatë me tre projekte muzikore në total. “Andërr”, “Don’t Say No More”, “Pe Du” gjendet në klasifikim përkatësisht me 129, 114 dhe 106 javë. Përvec këtyre kënëgve të suksesshme, fansat e Kidës janë të vendosur ta rrisin numrine këngëvë këtë klub pasi bashkëpunimi i saj me Feron, “Harroj” do dhe 4 javë të futet në klubin e këngëve më jetëgjatë.

“U Harrum” e Ledri Vulës është një tjetër këngë, ritmi i së cilës të elektrizon sa herë që e dëgjon. Edhe pse këtë javë shënon plot 119 javë në listë, publiku vazhdon ta dëgjojë dhe votojë pafund këtë këngë, e cila duket se do qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në listë.

Një tjetër këngë që po lufton që t’i futet këtij klubi është bashkëpunimi i Ledrit dhe Young Zerkës, “Nona”. Ky projekt muzikor, këtë javë mbush plot 93 javë në klasifikimin e “The Top List”, duke u mbështetur nga java në javë nga publiku.