Këtë javë në klasifikimin e këngëve në Top 10, kemi hasur disa artistë me më shumë se një projekt. Ja se për cilët bëhet fjalë…

Alban Skënderaj është në Top 10 me 3 projekte njëkohësisht. “Ndalma”, “Isabel” dhe “Dalëngadalë”. Të tre këto projekte janë më të fundit nga Albani, i cili ka ardhur shumë fuqishëm këtë periudhë.

Nga ana tjetër është dhe Xhensila Myrtezaj. Artistja vjen në Top 10 me dy projekte, gjithashtu prurjet më të reja të saj. Në vend të 5-të është bashkëpunimi me Elgit Dodën dhe në vend të 7-të është “Ale Ale”.