Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Irkenc Hyka përflitet se do i japë fund beqarisë. Ditët e fundit në mediat rozë kanë nisur të qarkulojnë lajme se artisti do kurorëzojë dashurinë me partneren e tij, me të cilën prej vitesh janë në një marrëdhënie dashurie.

Kujtojmë gjithashtu se Irkenci dhe Abi janë prindër të një djali. Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, këngëtari i njohur përflitet se do të organizojë së shpejti ceremoninë e tij martesore në një nga lokalet luksoze në Tiranë.

Sa i përket artistëve që do performojën në dasmën e tij, përflitet se do jetë Sinan Hoxha dhe Artjola Toska. Deri më tani ende nuk kemi një konfirmim nga ana e artistit në lidhje me këto lajme që qarkullojnë në median rozë.