Kjo javë ka ardhur kryesisht e qetë sa i përket pozicionimit të këngëve por ka edhe nga ata fansa që me fanatizëm vazhdojnë të mbështesin artistët e tyre të preferuar.

“Top 5” ka mbetur thuajse i njëjtë me javën e kaluar, i vetmi ndryshim është hyrja e bashkëpunimit të Enxhi Nasufit dhe Boocky Dj, “Pendimi”, e cila është kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.

Pavarësisht se është futur në listë thuajse një muaj pas publikimit, “Pendimi” ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e publikut, duke u renditur në vendin e 5-të.

Ndërsa vendi i parë vazhdon t’i përkase Stresit për të katërtën javë rresht. Duket se publiku ka gjetur mënyrën më të mirë për t’u cmendur me “Loco”. Fansat nuk e kanë lënë me kaq por e kanë ngjitur Stresin edhe me një tjetër projekt muzikor dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin me Anxhelo Koci dhe MRK, “Two Shots”, i cili për këtë javë mban vendin e 4-t.

Ndërkohë Ledri mban vendin e dytë me “Prej Inati”, një prej këngëve të albumit të tij “10/10”, duke u ngjitur me një pozicion nga java e kaluar.

Sa i përket hyrjeve të reja, sikurse edhe javën e shkuar, nuk ka patur asnjë të tillë.