Qershorin e këtij viti, Ledri Vula dhe Young Zerka bashkuan fuqitë, duke sjellë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, të titulluar “Nona”.

Edhe pse me ritme verore, kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” këtë javë. Pavarësisht se vera ka kaluar, duket se fansat e dyshes po e shijojnë këtë prodhim muzikor në ditët e bukura me diell të vjeshtës.

Falë sugjerimeve të shumta nga ana e fansave të dyshes, kjo këngë mban vendin e 89-të për këtë javë.

Me tekst të dy artistëve dhe muzikë nga Big Bang, “Nona” është një këngë ritmike, që kur e dëgjon nuk mund t’i rezistosh kërcimit.

Ledri është gjithashtu pjesë e këtij klasifikimi edhe me tre projekte të tjera muzikore. “TTZ” është kënga që është renditur më mirë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Për këtë javë, ajo është ngjitur me një pozicion, duke u pozicionuar në vendin e 5-të.

Ndërsa kënga e tij “U harrum” dhe bashkëpunimi me Butën “Mbi Re” pozicionohen përkatësisht në vendin e 7-të dhe 17-të.