Fifi edhe pse është konkurrente në spektaklin e “Dancing With The Stars” nuk e ka lënë pas dore karrierën e saj si artiste. Ajo ka publikuar këngën më të fundit, titulluar “Nale”, ku në videoklip shfaqet duke ndërthurur një koreografi, teksa performon me partnerin e kërcimit, Gracianon.

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Fifi është një nga konkurrentet e këtij edicioni, e cila deri më tani ia ka dalë që të tregojë më së miri talentin e saj. Mesa duket kërcimi qenka një tjetër anë shumë e fortë e artistes.

Dhe këtë e ka treguar tek “Nale”, ku shihet duke zbatuar në mënyrë perfekte ato që ka mësuar në “Dancing With The Stars”. Kjo këngë e ka pozicionuar në vend të tretë Fifin për këtë javë.