Ibro Deli rikthehet me një tjetër projekt që mban firmën e tij të padiskutueshme. “Mos Ma Tesh” vjen si një këngë me energji moderne, ritëm catchy dhe atë dozën e veçantë të karakterit që e ka kthyer Ibro Delin në një emër të dallueshëm në skenën muzikore.
Pa u futur në korniza dhe pa ndjekur formulat e zakonshme, Ibro sjell një material që luan me spontanitetin, attitude-in dhe një atmosferë tipike urbane.
Ajo që bie menjëherë në sy është pikërisht origjinaliteti. Ibro Deli nuk kërkon thjesht të jetë pjesë e trendit, ai e kthen stilin e tij në trendin personal. Me një interpretim plot vetëbesim dhe një produksion që synon atmosferën e momentit, “Mos Ma Tesh” ka të gjitha elementet për të hyrë shpejt në playlistat e publikut.
Në një treg ku shpesh është e lehtë të humbasësh mes të njëjtave tinguj, Ibro Deli zgjedh rrugën e tij. Dhe “Mos Ma Tesh” është një tjetër provë se origjinaliteti vazhdon të jetë karta e tij më e fortë.