Vajzat mbizotërojnë këtë javë në renditjen e Top 5. E kemi fjalën pikërisht për Fifin dhe Xhensila Myrtezaj, që kanë arritur një sukses të madh me projektet e tyre.

Është sërish “A e din”, projekti i Elgit Dodës dhe Xhensilës që për të tretën javë radhazi mban kreun e “The Top List”. Menjëherë në vend të dytë vjen projekti i Fifit dhe Tunës, “Melaqe”.

Në vend të tretë për këtë javë renditet sërish Xhensila me projektin e saj solo, “Ale ale”, me dy pozicione më lart nga java e kaluar. Vendi i katërt është për Diona Fonën me “Zari”, një projekt që ka vetëm dy javë në klasifikim dhe është rritur me plot 96 pozicione, një rekord i padiskutueshëm ky. Për ta mbyllur Top 5 për këtë javë, kemi një hyrje të re.

Është sërish Fifi, këtë herë me “Djegi krejt”, projekt që erdhi së bashku me Gjikon. Secila nga artistet, si Fifi ashtu edhe Xhensila, ndodhen në Top 5 me nga dy këngë, patjetër që një sukses ky për të dyja vajzat.