Pas një projekti mjaft të suksesshëm dhe të bujshme, Gran Error dhe Elvana Gjata kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët për të sjellë një tjetër hit. “Besame En Rio”, bashkëpunimi i ri i tyre, është himni i verës, që vjen plot me energji dhe ritëm të parezistueshëm.

Sapo fillon kënga, duket sikur ritmi na dërgon menjëherë në plazhet me diell të Rio de Zhaneiros, ku muzika jehon nëpër rrugë dhe zgjon të gjitha shqisat. Projekti i dyshes nuk ka zhgënjyer me notat latine që të bën direkt të kërcesh kudo që ndodhesh.

Marcel Botezan dhe Sebastian Barac janë dy producentët pas dyshes së suksesshme rumune, Gran Error. Ata kanë punuar edhe me Akon, Nicki Minaj dhe Nick Jonas dhe janë vlerësuar me mbi 30 çmime gjatë gjithë karrierës së tyre.

Për më tepër, hiti i tyre i vitit 2022 “Clap Clap”, një bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Antonia, dominoi listat në Rumani, duke arritur në vendin e tretë në Lituani. Si “Clap Clap”, e po ashtu tani dhe “Besame en Rio”, thyen rekord pëlqyeshmërie tek publiku dhe janë padyshime hite që do të mbahen mend gjatë.