‘Artileria e rëndë’ zbret këtë javë në “The Top List”. Dy ndër reperët më të mirë e më të talentuar të tregut janë bërë bashkë për një super duet.
Po flasim për Mc Kreshën dhe Elinel, të cilët kanë bashkuar forcat për të sjellë një tjetër hit. “Shiesty” mban titullin projekti i tyre më i fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare.
Kënga e tyre e re pritet të jetë një hit veror. “Shiesty” sjell një miks të përsosur të stilit të veçantë të Elinelit dhe të Mc Kreshës, duke krijuar një perlë që do të mbetet gjatë në mendjet e dëgjuesve.
Teksti i këngës reflekton realitetet e jetës së përditshme në rrugët e Prishtinës, duke i dhënë një ton të sinqertë dhe autentik. “Shiesty” është një tjetër shembull i fuqisë së hip-hopit shqiptar, duke treguar se si ky zhanër muzikor vazhdon të evoluojë dhe të përqafojë tema të reja dhe të rëndësishme.
Bashkëpunimi mes Elinel dhe Mc Kresha është një tregues i qartë i talentit të tyre për të sjellë muzikë me mesazh dhe kuptim të thellë. Fundja, nuk mund të prisnim më pak nga kjo dyshe kaq fantastike.