Elinel dhe Alban Skënderaj kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë një tjetër projekt perlë, siç vetëm ata dinë të bëjnë. Projekti i tyre i fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” mban titullin “Boll”.

Një dyshe e fuqishme që dinë se si të arrijnë tek publiku me krijimet e tyre të pakrahasueshme. Kujtojmë se ata kanë edhe një bashkëpunim tjetër që quhet “Kam nevojë”.

Ky bashkëpunim i tyre është performuar gjithashtu në skenën e madhe të Top Awards në vitin 2016. E nëse nuk e mbanit mend, ka pasur dhe një moment paksa të sikletshëm mes dyshes.

Në kohën kur Elinel duhet të performonte pjesën e tij, Albani vazhdoi të këndonte. Pavarësisht kësaj, dy artistë kaq të talentuar janë bërë sërish bashkë për të sjellë një tjetër hit të suksesshëm.

https://www.instagram.com/reel/CrlhpT7I_aj/?igshid=YmMyMTA2M2Y=