Elai di gjithmonë se si të tërheqi vëmendjen e dëgjuesve dhe as këtë radhë nuk ka gabuar me publikimin e këngës së fundit. Reperi ka sjellë vetëm pak ditë më parë projektin e tij më të ri që mban titullin “Mu nda”.
“Mu nda” nga Elai është një këngë që flet për dëshirën për të mbetur në një lidhje dhe për të mos u ndarë nga personi që duan. Teksti i këngës shpreh lidhjen dhe dashurinë e fortë të këngëtarit ndaj partneres së tij, duke theksuar se ata duan vetëm të jenë në prani të njëri-tjetrit.
Ata pretendojnë se nuk mund ta imagjinojnë të jenë të ndarë dhe se nuk ka shanse apo arsye që ata të mendojnë t’i japin fund lidhjes. Epo, a ka më romantike se kaq?
Ja ku repertorit të tij i shtohet një tjetër këngë e ndjerë dashurie, por sigurisht pa dalë nga rryma rap. Kjo është ajo që e bën edhe mjaft të veçantë Elain.
Edhe pse reper, atij i shkojnë kaq shumë këngët romantike. “Mu nda” e ka renditur atë në vend të 10-të për këtë javë.