Së fundmi Dafina Zeqiri na ka lajmëruar se do të vijë me një tjetër bashkëpunim, por këtë herë shumë i papritur dhe këtë na e ka treguar vetë ajo me një postim në Instagram, ku është shprehur se ka vite që kanë folur për këtë projekt dhe më në fund ia dolën.

Këngëtarja na ka treguar se këtë herë do të vijë me një projekt muzikor me artistin e njohur dhe shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj. Në postimin në Instagram Dafi ka publikuar një foto të tyre nga ‘look-u’ i këngës, ku na ka treguar edhe titullin e këngës “Copa copa” e mesa duket do të jetë një një baladë.

Duket se pritja tashmë përfundoi pasi me postimin e fundit ku artistët kanë zbuluar një tjetër foto nga klipi kanë treguar se kënga do të publikohet të shtunën në orën 16:00. Edhe pak ka mbetur…