Kjo javë sjell në klasifikimin e “The Top List” plot 12 projekte të reja, e ndër to kemi dhe dy bashkëpunime të rrymës hip-hop. Bëhet fjalë për “Mirëmëngjes” nga Buta dhe Gjiko dhe “Chilavert” nga Mc Kresha dhe Lyrical Son.
“Chilavert” është një tjetër bashkëpunim i dy artistëve që sigurisht që premton sukses të padiskutueshëm. Kënga është pjesë e albumit më të ri të dyshes “Salihi x Ferizi”, i cili do të publikohet së shpejti.
Jose Luis Chilavert është ish-portier i Kombëtares së Paraguait. Ai është prej portierëve më të njohur nga Amerika e Jugut, për shkak të shënimit të golave nga gjuajtja e lirë dhe penalltia. Në strofën e tij, Kresha thotë “she a keeper, thirre Chilavert”.
Nga ana tjetër, “Mirëngjes” nga Buta dhe Gjiko vjen plot stil dhe është ndër ato këngë që parashikon të bëhet hit. Por ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes.
Buta dhe Gjiko kanë sjellë së bashku “My bro”, “Mahalla”, “Kan inat”, “Tento”, “Kalle”. Tashmë edhe “Mirëmëngjes i shtohet repertorit të tyre.
Ky projekt është pjesë e mixtape-it të reperit që ka lançuar pak ditë më parë.
Buta ka publikuar koleksionin e tij të këngëve të papublikuara më parë, nga viti 2017 në 2024, si një mënyrë për të falenderuar fansat e tij besnikë. “Mirëmgjes” është një këngë e vitit 2019, që duket se tashmë ishte momenti i duhur për t’u lançuar.