Pritjes i erdhi fundi! Ashtu siç ishte paralajmëruar para disa kohësh, Besa do të rikrijonte “Zonja & zotërinj”. Të gjithëve na ka shoqëruar kjo këngë prej vitesh dhe nuk ka njeri që nuk ia di fjalët këtij hiti. Por këtë version me Alban Chela, është e sigurtë që do ta adhuroni.
Besa Kokëdhima është një figurë mjaft e dashur për tregun muzikor shqiptar. Shumë këngë të saj janë shndërruar në hite dhe janë pëlqyer mjaft nga publiku.
E një ndër hitet e saj më të njohura ka qenë pikërisht “Zonja & zotërinj”. Duket se kjo këngë vërtet që nuk njeh kohë.
E sado i preferuar që ka qenë dhe vazhdon të jetë ky projekt, Alban Chela e ka sjellë me një frymë të re. Remake-u i kësaj kënge padyshim që vjen shumë më ndryshe dhe shumë ritmike. Jo më kot publiku e ka renditur menjëherë në vend të parë të listës që me javën e parë të publikimit.