Nëse jeni në kërkim të një kënge të re që të kap menjëherë me atmosferën e saj, “Lost My Love in Tirana” mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet. Alban Chela dhe Stefan Celar vijnë me këngën e tyre më të re, një krijim që ndërthur emocione të thella me tinguj modernë.

Edhe pse titulli “Lost My Love in Tirana” mund të të çojë drejt një historie më melankolike, kënga në fakt ka një ritëm energjik që të fton të lëvizësh. Është pikërisht ky kontrast mes tekstit dhe muzikës që e bën projektin më interesant dhe të veçantë.

Kënga rrëfen historinë e një dashurie të humbur në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Teksti është i drejtpërdrejtë dhe pa shumë komplike, çka e bën edhe më të afërt për dëgjuesin. 

Alban Chela dhe Stefan Celar tregojnë një harmoni të mirë artistike mes tyre, duke dëshmuar se bashkëpunimet mund të sjellin projekte të fuqishme dhe autentike. Nëse po kërkon një këngë të re, ritmike dhe me vibe pozitiv, “Lost My Love in Tirana” është padyshim zgjedhja e duhur.