Prej fillimit të këtij viti Eni Koçi është rikthyer në tregun muzikor duke publikuar dy projekte muzikore “Si dikur” dhe “S’po t’gjej mo”.
Edhe pse të dyja këto këngë kanë qënë pjesë e “The Top List”, ato nuk kanë mundur t’i rezistojnë më shumë se një javë këtij klasifikimi dhe kjo ka ndodhur brenda pak muajve.
Pavarësisht se duket tepër sensuale në videot muzikore, mos vallë këngëtarja 19-vjeçare duhet të ndryshojë producent në mënyrë që këngët e saj të jenë më të pëlqyera për publikun?
Ndërkohë të gjithë ju fansa që dëshironi të riktheni Enin në klasifikimin e Top Awards, mjafton ta sugjeroni atë në: topawards.top-channel.tv