Bashkëpunimi mes një dysheje artistësh aq të suksesshëm dhe të dashur për publikun, na surprizoi për mirë. Bëhet fjalë pikërisht për Capital T dhe Elvana Gjata.

Elvana Gjata dhe Capital T na treguan vetëm pak ditë më parë se po sillnin një bashkëpunim, edhe pse këngëtarja e kishte paralajmëruar, me postimet e saj të mëparshme, me look-un e veçantë. Gjithashtu dhe Kapo kishte sjellë disa postime ku na ngacmoi kureshtjen.

Një këngë shumë ritmike me një videoklip shumë të veçantë që padyshim na ‘vuri flakën’! Dyshja sollën zjarr në projektin e tyre të titulluar “Flakë”. Deri më tani ky është bashkëpunimi i tretë mes Elvanës dhe Capital T pas “Lejla” dhe “Fustani” që padyshim janë hite që dëgjohen sot e kësaj dite dhe rezultojnë shumë të suksesshme.

Na mbetet të presim nëse “Flakë” do të ketë të njëjtin sukses si dy bashkëpunimet e mëparshme të artistëve. Momentalisht “Flakë” renditet në vend të 4-të të klasifikimit të “The Top List”.