Dy këngëtaret e njohura dhe ish-kunatat e famshme, Nora Istrefi dhe Tuna, bënë bujë disa kohë më parë kur u tha se kanë vendosur të bashkohen për një duet muzikor. Ky lajm ka shkaktuar shumë entuziazëm dhe kuriozitet mes fansave, duke pasur parasysh tensionet e mëparshme që kanë karakterizuar marrëdhënien e tyre.

Marrëdhënia e Norës dhe Tunës ka qenë e shoqëruar me polemika dhe spekulime, për të cilat mollë sherri kanë qenë vëllezërit Robert dhe Patris Berisha, të cilët kanë qenë të lidhur me të dyja këngëtaret. Megjithatë, duket se Nora dhe Tuna kanë arritur të kalojnë përplasjet e kaluara dhe tani janë të përkushtuara për të sjellë një projekt të ri dhe emocionues. Përpara disa ditësh ato u shfaqën së bashku në Itali e së fundmi ato janë shfaqur në një set fotografik me njëra-tjetrën ku në postin e shpërndarë nga dyshja shkruhet:

Boll e kom duru presionin!