Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Kënga e saj e publikuar gjatë muajit që shkoi arriti të rrëmbejë menjëherë vëmendjen dhe zemrat e publikut që në çastet e para.

“Ma shumë se ti” që erdhi si bashkëpunim me Dj Geek është bërë tashmë virale dhe dëgjohet e këndohet kudo nga fansat e këngëtares. Beatrix na la gojëhapur në këtë këngë me stilin e saj të veçantë, veshjen origjinale dhe sigurisht tekstin dhe zërin e saj.

“Ma shumë se ti” ka tre javë si pjesë e klasifikimit dhe ende vazhdon të votohet dhe të jetë ndër më të pëlqyerat e publikut. Sigurisht që projekti vazhdon të ruajë një pozicionim mjaft të mirë.

Për këtë javë bashkëpunimi mjaft i suksesshëm i dyshes i ka renditur ata në vend të pestë, një vend më lart në renditje nga java e kaluar. Top 5 nuk mund të mbyllej dot më ‘flakë’ se kaq.