Një bashkëpunim sa i papritur aq dhe i fuqishëm ishte ai i dy prej artistëve tanë të preferuar, Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj. “Copa Copa” është pak të thuhet se theu çdo rekord tek publiku.

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj janë dy prej artistëve më të njohur e të suksesshëm të vendit tonë, secili në zhanrin e tij. Një bashkim forcash mes tyre të dyve nuk e kishim menduar kurrë se do të bëhej realitet, që kur morëm vesh lajmin mbetëm me gojë hapur.

Kur lajmëruan fillimisht se projekti i tyre ishte në fazat e fundit, Dafina dhe Alban u shprehën se janë dashur shumë vite që kjo këngë të vijë në jetë. E më në fund ia dolën.

Një bashkëpunimi tillë nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku nuk mund mos kishte sukses dhe kjo u dallua që në çastin e parë të publikimit. Votat e publikut bënë që “Copa Copa” të hynte këtë javë nëklsifikimin e “The Top List” dhe të pozicionohej menjëherë në vend të katërt.