Ernest Duka ose siç njihet me emrin e artit Stine, është një ndër këngëtarët dhe kantuatoret me te spikatur në trevat shqiptare. Që i vogël ka qënë i dhënë pas muzikës dhe kërcimit, ai jepte mesime “hip hopi” në shkolla private dhe emigroi n3e Gjermani, ku fitoi çmimin si këngëtari dhe kërcimtari më i mirë.
Stine iu ngjit skenës shqiptare për herë të parë në vitin 1997, ku me atë grup fitoi disa çmime si në “Vera Fest 1999”, ku fituan çmimin e parë. Anëtarët e këtij grupi ishin Ernesti, Blendi dhe Tani. Kënga fituese e këtij festivali iu be më vonë edhe “remixi” por që në të këndon vetëm Stine me titull “Me mungon”. Në Prill 2006, Stine merr pjesë në “Top Fest 3” me këngën “Ishe Ti”, ku fiton çmimin e Internetit.
Ai banon në Tirane, ku ka edhe studion e tij “Stine Records”. Shumë prodhime muzikore, shumë hite dhe shumë talente të reja kanë dalë nga kjo studio.