I ftuar në emisionin “Lancio” ka qenë artisti i njohur Stine. Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli më shumë rreth jetës e karrierës si kurrë më parë. Ai ka folur edhe rreth shkëputjes së tij nga muzika, për shkak të qëndrimit në Gjermani, dhe se si e sheh ndryshimin në muzikën shqiptare ndër vite. I pyetur se si ishte sezoni veror për punën e tij artistike, ai u përgjigj:

Puna është aq e bukur sa që nuk ka sezone brenda. 

Duket qartë se Stine ka vërtet një shpirt artistik dhe puna për të nuk quhet punë, por pasion. Si është për të tjerët që janë pjesë e tregut muzikor në Shqipëri? A realizojnë muzikë me kaq pasion sa vetë Stine?

Është pyetje që shtrohet gjithmonë, por sukses mund të bëjë çdokush. Ta mbash suksesin është e vështirë. Kushdo mund të bëjë sukses sot, sepse del aty edhe aq. A e mban dot, kjo është çështja.

Si është karriera e tij artistike në këto momente?

Qetësi. Kjo është rutina ndër vite që pas verës përgatitesh e përvesh mëngët në studio dhe fillon që të ambientohesh. Nuk vjen dot nga koncertet e të futesh në punë. Të përshtatesh edhe me atë qetësinë. Se studio do qetësinë e vet. Vjeshta për mua është prefeksion për kompozime.

Si ka ndryshuar muzika shqiptare ndër vite, sipas tij?

Muzika shqiptare ka ndryshuar siç ka ndryshuar në të gjithë botën, sepse ne ndikohemi. Kur them ne, të gjithë muzikantët. Ka edhe të mirat e veta edhe të këqija. Janë shkurtuar tekstet dhe kushtet nuk kanë qenë në nivelin që janë tani. 

Sigurisht, duke qenë se ai është një figurë mjaft e njohur në inudstrinë shqiptare, erdhi edhe pyetja e famshme nëse ai do të merrte pjesë edhe në formatin e “Big Brother Albania Vip 3”. Ja përgjigja e tij:

Jo, nuk do ta merrja një hap të tillë. Nuk jam tipi që duhet të jetë pjesë e atij lloj formati, sepse privatësia për mua është shumë e shenjtë. Kur futesh aty duhet të marrësh parasysh disa gjëra. Duhet të tregosh shumë gjëra të tuat. Unë edhe në jetën e përditshme nuk ekspozohem ashtu, sepse është një trampolinë e rrezikshme. Big Brother të ndihmon tre muajt e parë, por kur të vijë tjetri harrohesh.