Vetëm pak javë pasi solli projektin “Dinasty”, Stine vjen tashmë me një tjetë hit. “Apocalypse” mban titullin kënga e tij më e re të cilën publiku e ka votuar për të hyrë në klasifikimin e kësaj jave në “The Top List”.

Ky projekt për nga ideja e videoklipit të ngjan si filmat e “Mad Max” dhe duket se Stine ka luajtuar shumë me këtë ide. “Apocalypse” vjen shumë i veçantë, si për nga krijimi po ashtu dhe me një tekst e melodi që të mbetet gjatë në mendje.

Kjo këngë e Stines premton të kthehet në një hit dhe që do të pëlqehet gjithnjë e më shumë e do ta ketë suksesin e dëshiruar nga publiku. “Apocalypse” e ka renditur artistin në vend të 100-të të klasifikimit për këtë javë.